Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Kryeqytetasit marrin vendimin e papritur, gati të rikthejnë në pankinë trajnerin e “Dardanëve”

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Kryeqytetasit marrin vendimin e papritur, gati të rikthejnë
Prishtina

Një ditë e ngarkuar dhe plotë të papritura për tifozët e skuadrës së Prishtinës në Superligën e Kosovës. Vetëm para disa orësh, kryeqytetasit njoftuan se i dhanë fund bashkëpunimit me trajnerin Arsim Thaqi, pavarësisht se janë lider në kampionatin vendas.

Largimi në këtë mënyrë, ndonëse mbajnë kreun është diçka e padëgjuar në futbollin ballkanas e më gjerë. Janë shtuar zërat po ashtu se trajneri i Kosovës U-21 Afrim Tovërlani është shumë pranë rikthimit në drejtimit e Prishtinës.

Ai i ka drejtuar mes viteve 2007 – 2009 dhe 2012 – 2014. Me prishtinalit, Tovërlani ka fituar 3 kampionate në Kosovë, çka do të thotë se 58-vjeçari gëzon simpatin e tifozëv kryqeytetas.     

Poll

Lexo gjithashtu