Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Drita mposht Ballkanin në Suharekë, gjilanasit 'shtrijnë dorën' drejt titullit kampion në Kosovë (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Drita mposht Ballkanin në Suharekë, gjilanasit 'shtrijnë
Ballkani-Drita

Kanë përfunduar ditën e sotme 2 takimet e Superligës së Kosovës. Ballkani ka shkaktuar çudinë më të madhe duke u mundur befasisht nga Drita e Gjilanit. Këta të fundit e shohin veten drejt titullit kampion.

Drita ka arritur një fitore të madhe në kuadër të javës së 15-të në 'AlbiMall', ligën e Kosovës duke mposhtur kampionin në fuqi, Ballkanin para tifozëve të vet me rezultat 3-2. Kësisoj, Drita vazhdoi serinë mbresëlënëse të rezultateve me triumfin e radhës në Suharekë, në një ndeshje mjaft interesante.

Almir Ajzeraj e hapi serinë e golave për Dritën në minutën e 21-të, por vendasit barazuan me Sunday Adetunji, në minutën e 64-t. Drita u tregua efikase në kundërsulm, duke rikthyer epërsinë në minutën e 72-të, me golin e Blerim Krasniqit pas harkimit të Manajt. Ndërkohë, ky i fundit realizoi golin e tretë në minutën e 81-të.

Edhe pse Ballkani ngushtoi diferencën në kohën shtesë me golin e Bleart Tolajt me kokë, nuk arriti të ndalte Dritën nga marrja e pikëve të plota në këtë takim.

Me këtë fitore, Drita forcon pozitën e parë me 34 pikë, tetë më shumë se Ballkani në vendin e dytë. Gjilanasit kanë pësuar vetëm një humbje këtë sezon dhe vazhdojnë të tregojnë formën.

Ndërkohë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi dhe Ferizaj ndanë pikët, me rezultat 1:1, në një përballje dramatike deri në minutën e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga