Prishtina nuk ia doli që të kapte një vend në kupat e Europës për shkak se u mposht në finalen e Kupës nga Ballkani. Pasi barazuan 2-2 në 120 minuta loja, kryeqytetasit u mposhtën në në penallti 4-2.
Tashmë e ardhmja e Emannuel Egbo pritet që të jetë larg Prishtinës. Siç raportoi “Newsport.al” para disa ditësh, në kontratën e Egbosë ishte dhe Kupa e Kosovës. Në rast se trajneri do të udhëhiqte ekipin drejt atij trofeu, kontrata do të rinovohej me 1 vit.
Por, duke dështuar në finalen e Kupës dhe duke e mbyllur kampionatin në vendin e 5-të të renditjes, nga momenti në moment pritet që Prishtina të bëjë zyrtare largimin e nigerianit.
Me dhënien e ‘lamturmirës’ nga Prishtina, ish-trajneri i Tiranës pritet të jetë në ‘lupën’ e disa ekipeve si në Kosovë apo Shqipëri.