Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ish-i i Tiranës vendimtar, Ballkani fiton Kupën e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-i i Tiranës vendimtar, Ballkani fiton Kupën e Kosovës
Ballkani

Pasi fitoi titullin kampion për herë të 3-të radhazi, Ballkani i Ilir Dajës ia doli që të fitonte Kupën e Kosovës.

Skuadra e Ballkanit u përball me Prishtinën në finalen e madhe të Kupës, ku në 120 minuta lojë barazoi me rezultatin 2-2.

All - Paragraf - 3

Ishte pikërisht Ballkani që kaloi në avantazh të dyfishtë me golin e Hamidit në minutën e 21’ dhe atë të Korenicës në minutën e 52’ të sfidës. Por, Prishtina u ‘ringjall’ në minutat e fundit të kohës së rregullt, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës me anë të Albin Krasniqit.

Pas barazimit 2-2, sfida shkoi në “Extra-Time”. Por as në 30 minutat e shtesës nuk u shënuan golat, ku fatet e ndeshjes u vendosën më pas nga ruleta e 11-metërsha, aty ku lojtarët e Ballkanit u treguan më të saktë.

‘Djemtë’ e Ilir Dajës fituan me rezultatin 4-2 në penallti, me 11-metërshin e Ismajlgecit që rezultoi vendimtar për sfidën. Penalltia e shënuar nga ish-i i Tiranës ishte ai që mbylli ndeshjen, duke i dhënë Ballkanit një tjetër trofe për këtë sezon.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Ballkani ???????? (@fcballkaniofficial)

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7