
Ballkani
Përveç Dinamos dhe Egnatias ditën e sotme do të marrin vëmendjen edhe Ballkani dhe Drita. Skuadra e Orges Shehit dhe kampionët e Kosovës do të hyjnë në fushë vetëm për rezultat pozitiv.
Ekipi nga Suhareka do të luajë në transfertë ndaj Shameock Rovers, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 1-0 në favor të Ballkanit. Ndeshje këto të vlefshme për turin e 3-të të Conference League dhe që luhet në orën 21:00.
Ndërkohë në Europa League do të kërkojë mrekullinë Drita. Gjilanasit janë mposhtur 3-2 në ndeshjen e parë dhe në shtëpinë e tyre në mbrëmje do të synojnë mrekullinë për të prekur edhe “Play-Off”-in e Europa League. Duel që do të startojë në orën 20:00.
Poll