
Ballkani
Ballkani ka fituar ditën e sotme në shtëpi përballë Ferizajit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superligës së Kosovës. Sfida që u zhvillua në Suharekë, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Të dy golat për skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi, u shënuan nga sulmuesi Adetunji. Në krahun tjetër, golin e vetëm për miqtë nga Ferizaj, e shënoi Antonio Ilieski në minutën e 72’.
Me këtë fitore, Ballkani shkon në kutoën e 43 pikëve, duke besuar sadopak ende titulli kampion. Ndërkohë që me 32 pikë të grumbulluara, skuadra e Ferizajit mban vendin e 5-të në tabelën e renditjes.
Poll