Ballkani ka mundur me rezultat ping-pongu ekipin e Drenasit ditën e sotme për llogari të U-21. Në qytetin e Drenasit është luajtur takimi mes Feronikelit dhe Ballkanit. Ndeshja është mbyllur me shifrat 0-7, një goleadë e vërtetë.
Ballkani U-21 ka udhëtuar me ekip të plotë nga Suhareka dhe ka rënë në sy Fidan Gashi, një lojtar i talentuar me prosperitet në sulm. Gashi realizoi “poker” personal, ndërsa dopiet shënoi Benjamin Zyberi që tregon dhe ai anët e tij sulmuese. 1 gol i vetëm për Art Morinën mbyllën llogaritë matematikore kundër Feronikelit 74. Një takim për t’u komplimentuar nga ana e djemve nga Suhareka që treguan mentalitet sulmues dhe mbrojtës.
Stafi teknik po punon që të rinjtë të rriten dhe të kalojnë në ekipin A ku mund të shpallin e të rishpallin në breza kampion Ballkanin. Frytet e punës po shpërblehen dhe e ardhmja duket e mirë për klubin kampion në fuqi në Kosovë. Në kampionatin U-21 skuadrat janë po ato të Superligës së kosovës vetëm se ndryshojnë vajtjet dhe transfertat.