
Ballkani do të përballet sot në orën 20:00 me Santa Coloma, sfidë e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League.
Kampionët dardanë synojnë të përsërisin për të tretin vit rradhazi suksesin europian dhe fitorja është kusht ditën e sotme. Pak orë para ndeshjes ende nuk kishte një njoftim se ku do të transmetohej ndeshje.
Klubi suharekas ka vendosur t’i bëjë një dhuratë tifozëve të tyre teksa sfidën e parë kualifikuese do ta transmetojë LIVE në faqen zyrtare në Facebook.
“Kampionët e Kosovës janë gati. Ka mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e ndeshjes së parë në Champions League. Ndeshjen UE Santa Coloma - FC Ballkani, mund ta ndiqni drejtpërdrejt në faqen e klubit, ku transmetimi nis që nga ora 19:30. Na priftë e mbara”, njofton klubi.