
Drita ka shpallur “non-grata” gjyqtarin e Superligës, Mervan Bejtullahun. Ky i fundit sipas klubit është tendencioz ndaj Dritës dhe gabimet e tij janë të patolerueshme.
Bejtullai ishte kryesorë në sfidën e 1/8-ave që Drita ka zhvilluar ndaj Dukagjinit, takim që ka përfunduar me kualifikimin e Dritës pas gjuajtjes së penalltive. Klubi nga Gjilani ka bërë ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës që Bejtullahu dhe Gramos Shala të mos gjykojmë në në asnjë ndeshje të tyre.
Kjo pasi i njëjti gjyqtar 1 vit më parë ka bërë të njëjtat gabime tendecioze ndaj tyre.
"Te nderuar adhurues dhe futbolldashës Gjilanas dhe jo vetëm, ajo se qfar sot pamë së bashku në ndeshjen e kupës na detyron që së bashku mos të heshtim ndaj njerézve tendencioz dhe pa personalitet! Kjo nuk ka të bëjë aspak me ekipin e Dukagjinit të cilit i dëshirojmë suksese në kampionat. Më poshtë keni ankesën publike drejtuar strukturave te FFK-së!
Shpresojm të jetë e para dhe e fundit", ka shkruar klubi i Dritës.