
Albin Kurti dhe Lorik Cana për të disatën herë janë bërë sërish bashk. Kryeministri i Kosovës ka ndarë një foto nga takimi i tyre, ku është diskutuar për disa çështje të rëndësishme.
Sigurisht në fokus është masimivimi i sportit dhe rëndësia e tij në shoqëri. Kurti nuk nguron t’i thurë edhe lavde kapitenit legjendar të Kombëtares shqiptare dhe punën e palodhur në promovimin kulturës shqiptare.
“Me Lorikun herën e fundit u patëm takuar këtë verë gjatë Kampionatit Europian të futbollit në Gjermani, në mbështetje të kombëtares shqiptare. Para pak ditësh, në Tiranë ai shfaqi dokumentarin për arbëreshët e Italisë. Shkëlqimi i tij në fushën e gjelbër si kapiteni ikonik i Shqipërisë, vazhdon me punët e mira që Loriku bën për promovimin e kulturës kombëtare shqiptare.
Sot u pamë për të diskutuar mbi punët e mira që po bëjmë në sport. Në veçanti, vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik, për t'i bërë pjesë të kulturës së përgjithshme të shoqërisë. Përherë kënaqësi biseda me Lorik Canën, djaloshin nga Gjakova që ka meritë të madhe në mirëmbajtjen e frymës së atdhedashurisë”, shkruan Kurti.