
Superliga e Kosovës
Superliga e Kosovës ka mbyllur ditën e djeshme javën e 7-të, teksa Prishtina kryeson e vetmne me 16 pikë, 1 më shumë se Ballkani. Por në 7 ditët e fundit të Superligës kosovare janë shkarkuar 3 trajnerë.
I fundit që e “pësoi” këtë fat të keq ishte Ardian Nuhiu nga Gjilani. Humbja 1 – 4 ndaj Llapit nuk ka pasur justifikime për bordin.
Më herët Elion Berisha nga Prishtina e Re dhe Arsim Abazi prej Ferizaj kanë pasur të njëjtin përfundim. Këto ndryshime drastike kanë shkaktuar “bujë”, ndërkohë që kanë kaluar pak javë nga nisja e kampionatit.
Poll