Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

2 titullarë largohen nga Kosova pas fitores me Islandës, Franco Foda fton lojtarin e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
2 titullarë largohen nga Kosova pas fitores me Islandës, Franco Foda
Kosova

Kosova triumfoi mbrëmjen e djeshme ndaj Islandës në sfidën e parë mes tyre. takim që përfundoi 2-1 dhe tashmë “Dardanët” hedhin një hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në Ligën B të Nations League.

Por pas kësaj sfide nga Kosova janë larguar 2 futbollistë. Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës.

Ndërkohë Franco Foda ka menduar të bëjë pjesë të skuadrës portierin e Dritës, Faton Maloku. Ky i fundit do t’i bashkohet menjëherë ekipit dhe do të udhëtojë drejt Spanëjs për sfidën e dytë ndaj islandezve.

“Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës. Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku.

Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë”, thuhet në postimin e FFK-së.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga