Ilir Morina pranë varrit të djalit, Erjon Morinës
Është bërë pak më shumë se 1 vit, që nga momenti kur ish futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina u nda nga jeta. Ai humbi jetën më 12 dhjetor, duke lënë pas një dhimbje të madhe në familje e shoqëri.
Ndërkohë që sot, babai i tij, Ilir Morina ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto krah varrit të Erjonit, ku i pikëlluar ka prekur me fjalët për djalin e tij që s’e ka më pranë.
“Shtëpinë e fundit ta ndërtova, me lule të bukura ta mbulova dhe zemrën time përjetë e copëtova. Ylli i babit, ma ngryse jetën përgjithmonë”, shkruan Ilir Morina.
Poll
