Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova para miqësores me Hungarinë, trajneri Foda: Përballje e vështirë, por ne kemi besim te grupi

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova para miqësores me Hungarinë, trajneri Foda: Përballje e

Franco Foda ka folur në prag të ndeshjes miqësore që Kosova do të luajë ndaj Hungarisë. Trajneri gjerman ka vlerësuar kundërshtarët hungarez, ndërsa ka shprehur besim te grupi që ka në dispozicion.

“Jemi duke u përgatitur për një ndeshje mjaft të rëndësishme. Kemi fituar ndaj Armenisë me epërsi minimale, por ka mundur të jetë fitore më e thellë. Megjithatë shënuam fitore, ndërsa tani na pret një ndeshje tjetër e rëndësishme. Mezi presim të paraqitemi në ndeshjen kundër Hungarisë në një stadium që pritet të jetë i mbushur.

Nuk do të jetë e lehtë, luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë, kemi skuadër që ka aftësi teknike.

Por do të jetë e vështirë përballja ndaj Hungarisë që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë.

Ndeshja me Hungarinë ishte vendosur para se unë të bëhesha trajner i Kosovës. Por ne duhet të përballemi ndaj kundërshtarëve të tillë, pasi është niveli ku ne synojmë të arrijmë dhe të luajmë në të ardhmen. Ne kemi besim dhe do të luajmë me besim përballë Hungarisë”, u shpreh trajneri Foda.

Takimi mes Hungarisë dhe Kosovës zhvillohet nesër prej orës 19:00. “Dardanët” shkojnë në këtë përballje pas fitores në miqësoren tjetër me Armeninë 0 me 1. Kjo do jetë dhe ndeshja e dytë për Franco Fodan në krye të Kosovës.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga