Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova pa trajner, De Biasi “i shkel syrin” dardanëve

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova pa trajner, De Biasi “i shkel syrin” dardanëve

Gianni De Biasi dha dorëheqjen nga kombëtarja e Azerbajxhanit, pas 3 viteve bashkëpunim. Po ashtu, Kosova ka mbetur pa teknik që pasi Primoz Gliha përfundoi kontratën.

Nuk mund të jetë vetëm rastësi, pasi së fundmi është përfolur për një kalim të mundshëm të De Biasit te “Dardanët”. Gjatë intervistës së dhënë për Sky Sport në Itali, vetë De Biasi tregon se është në bisedime me një kombëtare, emrin e së cilës e mban anonim.

“Në të ardhmen nëse është e mundur do të kërkoja një kombëtare tjetër, ka diçka dhe shpresojmë se do të materializohet, por derisa të nënshkruhet është më mirë të mos flasim. Shpresoj për përvojën që kam dhe për atë që kam treguar se mund të gjej një përzgjedhje që do të më japë mundësinë të luftoj për të arritur majat dhe për t'u kualifikuar për diçka. Tani më pëlqen dimensioni i ekipeve kombëtare, angazhimet e përqendruara por të largëta që të lejojnë të punosh në mënyrë objektive”, u shpreh De Biasi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga