Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Kosova është zemra e Serbisë”, deklarata e bujshme e tenistit, reagojnë organizatorët e “French Open”: S’mund ta ndëshkojmë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kosova është zemra e Serbisë”, deklarata e bujshme e

Organizatorët e “French Open” kanë reaguar pas deklaratës së tenistit Novak Djokovic i cili tha se “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në reagimin e tyre organizatorët thonë se nuk ka rregulla të cilat ndalojnë lojtarët që të shprehin mendimet e tyre, prandaj dhe Djokovic nuk do të përballet me masa ndëshkuese.

Në një deklaratë të cituar nga The Mirror, zyrtarët në Roland-Garros thanë se “nuk ka rregulla zyrtare të Grand Slam-it për atë që lojtarët mund ose nuk mund të thonë”. Organizatorët shtuan se “Federata Franceze e Tenisit (FFT) nuk do të bëjë asnjë deklaratë ose nuk do të mbajë asnjë qëndrim për këtë çështje”.

Vetë Djokoviç pranoi se mesazhi i tij kishte ngjallur kritika, por këmbënguli se ai “do ta bënte përsëri”, pavarësisht edhe nëse ndaj tij do të merreshin masa ndëshkuese. 22 herë fituesi i Grand Slam theksoi se është kundër luftës dhe konfliktit të çdo lloji.

“Si serb, më dhemb ajo që po ndodh në Kosovë”, u tha Djokoviç gazetarëve. “Njerëzit tanë janë dëbuar nga komunat. Unë e ndjej përgjegjësinë si personazh publik për të treguar përkrahje dhe veçanërisht e ndjej si bir i një njeriu që ka lindur në Kosovë. Kjo është më e pakta që mund të bëj”, tha ai.

“Kosova është zemra jonë, kështjella, qendra e ngjarjeve më të rëndësishme, atje u zhvillua beteja më e madhe, shumica e manastireve. Ka shumë arsye pse e shkrova këtë”, shtoi tenisti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga