Kosova ka zhvilluar dy takimet e parë në kuadër të lualifikueseve të Euro 2024. Dardanët arritën të amrrin 2 barazime ndaj Izraelit në transfertë dhe ndaj Andorrës.
Sfida e radhës për djemtë e Giresses do të jetë ndaj Rumanisë në “Fadil Vokkrri”, por me interes është ajo ndaj Bjellorusisë, me këtë të fundit që i zhvillon ndeshjet në Serbi si pritëse.
Por sipas drejtorit të përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti kjo përballje nuk do të zhvillohet në Serbi, por në Greqi, megjithse mungon njoftim zyrtar.
“Po na është konfirmuar që dueli do të zhvillohet në Greqi, por do të na njoftojnë ditëve të ardhshme se në cilin qytet apo stadium do të luhet. Opsion përveç Greqisë ka qenë edhe Turqia, por në fund Federata e Futbollit të Bjellorusisë ka vendosur për Greqinë. Dëshira e jonë do të ishte që ndeshja të zhvillohej në Zvicër ose Gjermani, pasi do të kishim përkrahje të madhe nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në këto vende. Gjithsesi edhe në Greqi është mirë, pasi është afër dhe shumë tifozë nga Kosova besoj se do të marrin rrugë për të na përkrahur”, ka theksuar Sahiti për “Telegraf”.
Kujtojmë se Kosova ndodhet në Grupi I bashkën më Zvicrën, Bjellorusinë, Andorrën, Izraelin dhe Rumaninë, teksa dueli me bjellorusët do të zhvillohet më 19 qershor.