
Në sfidën mes Valencias dhe Real Madrid i gjithë stadiumi në kor thërriste “Majmun”. Një veprim i turpshëm i tifozëve ndaj Vinicius, ii cili nuk arriti të mbante dot nervat dhe shpërtheu ndaj tyre, në këto moment gjyqtari i sfidën e nxjerr me karton të kuq.
Pas sfidës Carlo Ancelotti ka theksuar se episodi me Vinicius është i papranueshëm, ndërsa nënvizoi se nëse diçka e tillë ndodh përsëri atëherë ata janë të gatshëm të ndalojnë edhe mdeshjen.
“Unë fola me të gjatë ndeshjes sepse atmosfera ishte shumë negative”, tha fillimisht Ancelotti.“E pyeta nëse donte të vazhdonte. Nuk doja ta zëvendësoja për shkak të mjedisit racist. Nuk më ka ndodhur kurrë në këtë mënyrë. Është e papranueshme, liga spanjolle ka një problem që nuk është Vinicius, ai është viktimë. Nuk mund të luash futboll kështu, të njëjtën gjë do të thosha edhe po të kishim fituar. Është një temë shumë serioze. Gjithmonë e ofendojnë Vinicuis-in.
Më trishton shumë, kjo është një ligë me skuadra të mëdha, por ne duhet ta korrigjojmë këtë sjellje. Jemi në vitin 2023. E vetmja mënyrë është të ndalojmë ndeshjet. Është e vërtetë që ka një protokoll, por duhet të largohesh nga fusha”, theksoi italiani.