[caption id="attachment_18537" align="alignleft" width="100%" alt="Korabi, vjen mesfushori Muça nga Lega Pro" style="display:block"] Altin Muça[/caption]
Në ditët e para të përgatitjeve për sezonin e ri, stafi teknik po kryen provat me lojtarët e ardhur nga çdo kategori dhe nga çdo kampionat i huaj apo vendës. Në sy kanë rënë pak elementë, ndërsa dallohet lojtari i linjës së majtë, Altin Muça.
Djaloshi i lindur më 10 korrik të vitit 1995 ka luajtur në Itali, ku në sezonin e shkuar është aktivizuar në Lega Pro (Serie C) me Sudtirol. Më parë ai ka qenë pjesë e të rinjve të këtij ekipi, ndërsa ka luajtur edhe për të rriturit.
Muça ka qenë në skuadër edhe me lojtarin e kombëtares Shpresa, Valon Ahmedi. Ndërsa dallohet për karakteristikat e tij në krahun e majtë.