Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Korabi me sytë nga merkatoja, trajneri Haxhiu në sulm për dy mesfushorë

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi me sytë nga merkatoja, trajneri Haxhiu në sulm për dy

Pas nisjes së punimeve në stadiumin e Peshkopisë, Korabi po mendon për merkaton e janarit, pasi deri më tani nuk ka ndodhur asgjë lidhur me afrimet e reja.

Trajneri Haxhiu duket se është i interesuar të forcojë mesfushën, pasi është në kërkim të dy mesfushorëve. I pari që flitet se mund t'i bashkohet Korabit është shkodrani, Ansi Nika. 26-vjeçari është i lirë dhe me shumë mundësi mund të bëhet pjesë e ekipit të Haxhiut.

Por nuk mjafton me kaq. Një tjetër emër që përflitet është ai i Besmir Arifajt. 31-vjeçari ka qenë pjesën e parë të sezonit me Dinamon por është larguar.

Të dyja afrimet pritet të bëhen brenda kësaj jave,  për të sjellë pak qetësi në Peshkopi, pas problemeve të fundit që kanë ndodhur atje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga