Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Korabi me projekt ambicioz për Superioren

Shkruar nga NEWSPORT

Do të debutojnë në elitën e futbollit shqiptar pas pak kohësh, por që nga dita e sotme punët duket se po shkojnë në mënyrën më të mbarë për ekipin dibran. Mbështetje financiare nga përtej Atlantikut dhe një skuadër që së shpejti do të afrojë lojtarë me peshë për sezonin që do të luajë në Superiore.

[caption id="attachment_12126" align="alignleft" width="300"]Traineri i Beses Artan Mergjyshi, gjate ndeshjes se futbollit, Laci-Besa e Kavajes, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Brian Filipi" te qytetit te Lacit. Traineri Artan Mërgjyshi[/caption]

Korabi nuk do të jetë një ekip kalimtar në Superiore, pasi drejtuesit janë me laps e letër në dorë që të ndërtojnë një skuadër jo vetëm për qëndrimin në kategori. Trajneri Artan Mërgjyshi është 99% në krye të pankinës së skuadrës, ndërsa ka arritur akordin verbal me drejtorin Fehmi Mëziu. Një takim mes palëve pasditen e sotme duket se ka kristalizuar gjithçka për të ardhmen.

Por, mbetet hedhja e firmës në kontratë, ajo që do të zyrtarizojë teknikun kryeqytetas në krye të stolit të debutuesëve në Superiore. Puna do të nisë nga lojtarët që skuadra ka në përbërje, pasi do të seleksionohen disa dhe më pas do të nisin blerjet. Sa iu përket prurjeve, të gjithë do të jenë futbollistë që kanë emër në Superiore dhe që kanë çka të japin për fanellën e Korabit. Duke qenë se garaancia financiare pothuajse është qartësuar, tashmë mbetet vetëm që të nisë sulmi.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga