
Zyrtarisht, si të gjitha ekipet e tjera edhe Korabi ka marrë pushimet dimërore, kohë gjatë të cilës bëhen dhe llogaritjet për nisjen e fazës tjetër. Vetëm pak ditë më parë, klubi dibran ka shlyer detyrimet e lojtarëve, duke mbyllur këtë çështje bazuar në kontratën e çdo lojtari.
Vetë trajneri i Korabit, Gerd Haxhiu në takimin e fundit ndaj Flamurtarit ka thënë, se skuadra do të ketë afrime dhe largime. Largimet në këtë rast janë më të lehta, pot afrimet duket se vështirësojnë punën.
Buxheti jo fort i mirë, për shkak të problemeve që klubi ka pasur me donatorët e huaj, vështirëson punën për trajnerin, i cili është gjendur në vështirësi në këtë fillim merkatoje, pasi afrimi i lojtarëve doë të jetë një sfidë më vete për Haxhiun dhe drejtuesit e klubit.