
Drejtuesit e Korabit janë futur në negociata me homologët e tyre korçarë për të përcaktuar zhvillimin e një miqësoreje mesjavën e ardhshme në qytetin e Peshkopisë.
Duke qënë se nga SHBA do të vijë donatori kryesor i Korabit, Selim Rusi, drejtuesit duan t'i bëjnë një pritje madhështore duke i siguruar ekipit një ndeshje me 6 herë rresht kampionët e vendit.
Ditën e shtunë Korabi do të luajë një miqësore ndaj Kamzës.
Poll