
Riqui Puig do të bashkohet me LA Galaxy në kampionatin amerikan. Marrëveshja është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Lajmi bëhet i ditur nga Fabrizio Romano që bën me dije se lojtari i Barcelonës do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.
Mesfushori 22-vjeçar nuk kishte shumë hapësira te katalanasit. Ndaj ka vendosur të transferohet në Amerikë. Shtatshkurtri në sezonin që lamë pas u aktivizua në 15 ndeshje, ku vetëm 2 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Ndaj Osasunas shënoi golin e vetëm në aspektin personal.
Poll