
Pep Guardiola duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Trajneri i Manchester Cityt i përfundon kontratën verën e ardhshme dhe po mendon nëse do të vazhdojë apo jo në klubin e ‘qytetarëve’.
Trajneri katalanas do të përfitojë nga pushimi i Kupës së Botës për të pushuar dhe për të menduar se çfarë do të bëjë pas datës 30 qershor. Sipas “Daily Mail”, përveç disa ditëve pushime, Guardiola planifikon të udhëtojë në Abu Dhabi për t'u takuar me drejtuesit e Cityt dhe për të shpjeguar planet e tij për të ardhmen.
Katalanasi ka deklaruar gjithmonë se është rehat në Manchester që nga ardhja e tij në 2016, megjithëse një nga çelësat e rinovimit do të jetë nëse ai është i aftë të motivojë një skuadër që ka ngritur katër nga pesë titujt e fundit në Premier League .
Guardiola ka ndërtuar një ekip të aftë për të luftuar çdo sezon për të gjithë titujt, megjithëse nuk po arrijnë dot të ngrejnë lart trofeun më prestigjoz për klube, Champions League .