Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia kërkon Pepën, lojtari pohon kontaktet

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia kërkon Pepën, lojtari pohon kontaktet

Vllaznia ka nisur merkaton duke bërë rinovimet e disa kontratave, largimin e disa futbollistëve, ndërsa ka nisur të bëjë 'shigjetimet' e para për sezonin e ri futbollistik. Stafi teknik i trajnerit Armando Cungu ka menduar që merkaton ta nisë nga sulmi, ku i kontaktuari i parë është Brunild Pepa. Sulmuesi 25-vjeçar, Brunil Pepa, i cili mbylli sezonin me Bylisin, ku shënoi dhe 5 gola në kampionat, tashmë duket se është branë kuqebluve.

Lushnjari Brunild Pepa ka luajtur për Lushnjën, Flamurtarin, Teutën dhe së fundmi Bylisin tashmë është në objektivat e klubit shkodran. Ndërsa vet ai pohon kontaktet me këtë skuadër, duke thënë: "Konkretisht nuk ka diçka që mund ta quajmë të mbyllur këtë punë, por unë kam biseduar me këtë klub. Gjërat janë ende pezull dhe presim që të zgjidhen në të ardhmen", përfundon Pepa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga