
Marrëdhëniet e Mancinit me drejtuesit zikaltër, tashmë janë krisur, kështu që e ardhmja e tij në krye të pankinës zikaltër vihet në dyshim. Sipas mediave italiane drejtuesit e Interit kanë zhvillua një takim me trajnerin e shkarkuar nga Lacio, Marcelo Bielsa. Sipas "Mediaset", klubi po mendon seriozisht për zëvendësuesin e Mancinit. Javier Zanetti, është zëvendëspresident i Interit, dhe ky pritet të jetë ndërmjetësi që argjentinasi të jetë në krye të pankinës zikaltër. Por megjithatë kalimi i tij në krye të pankinës interiste mund të dështojë pasi trajneri i njohur me nofkën "El Loco" mund të marrë detyrën si trajneri i Argjentinës.
Poll