
Shqipëria do të presë ditën e nesërme Bullgarinë në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 18:00 për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Do të jetë e para e tillë për trajnerin Sylvinho i cili deri tani ka drejtuar ekipin vetëm në ndeshjet zyrtare të kualifikueseve.
Kuqezinjtë janë vetëm 1 pikë larg kualifikimit pasi mposhtën të gjithë rivalët e grupit, por që në fillim të kualifikueseve, djemtë e Sylvinhos janë parë si jofavorit nga kompanitë e basteve. Mirëpo, tani pasi mposhtëm bindshëm Poloninë dhe Çekinë, situata ka ndryshuar.
Nesër, kompanitë e vendosin Shqipërinë si favorite absolute teksa fitoren e kuotojnë me koeficientin 1.7, barazimin 3.75 ndërsa fitoren e bullgarëve, 4.75.
Kujtojmë se bastet nuk janë hapur ende në Shqipëri, por kjo nuk i ndalon kompanitë e huaja të kuotojnë ekipet dhe Kombëtaren shqiptare.