
Tirana do të përballet me Besiktas në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Conference League. Bardheblutë do të sfidojnë gjigantët turq me 27 korrik në orën 20:00 në Stamboll.
Pas kualifikimit ndaj Dinamo Batumi, atmosfera është tejet pozitive në kampin kryeqytetas port ë gjithë janë të vetëdijshëm se përballë do të kenë një kundërshtar të një niveli komplet tjetër. Besiktas është favorit absolut dhe këtë e konfirmojnë edhe kompanitë e basteve të cilat kanë ndarë kuotat e ekipeve.
Fitorja e turqve kuotohet me koeficientin e ulët 1.37 ndërsa surpriza e Tiranës me plot 7.9. Barazimi do të ishte një rezultat tepër pozitiv por edhe kjo vlerësohet me koeficientin 5.2.
Poll