Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Komisioni i Disiplinës pezullon Devollin, e pëson edhe Duro (VENDIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
Komisioni i Disiplinës pezullon Devollin, e pëson edhe Duro (VENDIMET)

Bledar Devolli nuk do jetë në pankinën e Drenicës për dy ndeshjet e ardhshme. Ky ka qënë dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës në Kosovë për trajnerin e njohur. Gjithçka ka të bëjë me faktin se Devolli akuzohet se ka tentuar të përdorë dhunën në ndeshjen ndaj Besës.

Është hapur proces disiplinor edhe për Klodian Duro, trajner i Feronikelit. Ai akuzohet se ka provokuar rivalët, duek shkaktuar incident. Më poshtë mund të lexoni vendimet:

* Bledar Devolli; kryetrajner i KF "Drenica" Skenderaj me nr ID 009906M78, në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje josportive në ndeshjen të javës së 20-të të Superligës të Kosovës, Drenica - Besa, e zhvilluar në terrenin me bar sintetik në Drenas me 20.02.2021;

Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes edhe pse ishte nën masën disiplinore të shqiptuar, hyn në fushë dhe i frustruar nga rezultati i ndeshjes ofendon dhe tenton të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e skuadrës mysafire, me të njëjtat sjellje vazhdon edhe në lokalet zyrtare, duke fyer zyrtarët e FC "Besa"). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D;

DENOHET me ndalesë në ushtrimin e funksionit të trajnerit në klub për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

* Hapet procedurë disiplinore: -ndaj kryetrajnerit të KF " Feronikeli", Klodian Duro me nr ID 022478M77. Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët  dhe shtabi teknik mysafirë derisa festonin fitoren në mesfushë, i njëjti afrohet dhe provokon mysafirët, me ç'rast shkakton incident në mes të skuadrave dhe me ndërhyrjen e policisë evitohet eskalimi i situatës.

Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF "Feronikeli"  Klodian Duro. Afati datë 02.03.2021 ora 13:00

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga