• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
OPINION

KOMENT/ Qeveritarë të nderuar, mendoni edhe për sportin… Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa të!

January 15, 2019 OPINION 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
KOMENT/ Qeveritarë të nderuar, mendoni edhe për sportin… Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa të!
OPINION
Foto ilustruese/ Kryeministri Rama, shef i kabinetit qeveritar

Nga Viron Bezhani

Sporti shqiptar po kalon një moment delikat të ekzistencës së tij. Tranzicioni për të duket i gjatë, i vështirë dhe sikur nuk ka fund. E thënë hapur, sporti ka nevojë për përkrahjen e mbështetjen e të gjithëve për të kaluar këtë krizë. Dhe mbështetjen më të madhe si dhe një kujdes të veçantë duhet të tregojë shteti shqiptar, për të bërë të mundur që ai jo vetëm të mbijetojë, por edhe të zhvillohet më tej. Shteti duhet të përkrahë sportistët dhe trajnerët e jo vetëm kaq, por edhe të jetë partner për zhvillimin e sportit, i cili sot kërkon të tjera ritme. Jo vetëm mbështetje financiare por edhe ligjore, për ta zhvilluar sportin shqiptar në çdo drejtim, për t’i dhënë atij një hov tjetër.

Por si po zhvillohet sot ai në realitet? Financimet në sport nga ana e shtetit janë me pikatore. Prej vitesh, fondi grand që jep shteti për Federatat është qesharak, i pamjaftueshëm për të zhvilluar sport e jo më për të kërkuar rezultate. Ato para janë thjesht për të mbajtur frymën gjallë dhe për të mbijetuar, por kurrsesi për të pretenduar për cilësi sportive apo masivizim. Mjafton të shohim fondin që marin disa Federata që synojnë kualifikimin në eventet olimpike, në sportet individuale, ku dhe ne pretendojmë për t’u përfaqësuar në Olimpiadë. Kaq mjafton për të kuptuar se ai fond nuk del as për të organizuar aktivitetet kombëtare e jo më të mendosh për ato ndërkombëtare. Ne sot kemi sportistë që marrin pjesë në veprimtari olimpike pa shkuar në asnjë aktivitet ndërkombëtar. Financimet e privatëve janë të pakta, pasi nuk shohin hapësirën e duhur për të bërë njëkohësisht si biznes ashtu edhe sport. Për këtë arsye, shteti duhet të japë ndihmën e tij përmes ligjeve, që t’i mbështesë dhe inkurajojë bizneset që të afrohen në sport.

Infrastruktura sportive është për të ardhur keq. Mjediset sportive janë të pakta e për fat të keq shumë terrene janë zhdukur e po kthehen në pallate. Ato janë të pakta, për të mos thënë të pamjaftueshme për të zhvilluar sport e jo më për të pretenduar për sportin cilësor dhe elitar. Menduam se përmes shfrytëzimit të terreneve sportive të shkollave mund t’i jepnim një ndihmë sportit shqiptar, por realiteti tregoi se edhe ato shkolla që u pajisen me palestra të reja nuk po i shërbejnë aspak komunitetit por biznesit. Ato po përdoren vetëm për ndonjë shoqatë që zhvillon aktivitet sportiv kundrejt një vlere financiare apo për përsona që stërvitin me para. Pra, ata sportistë që mund të jenë talente nuk mund të stërviten dot pa paguar. Shkurt edhe këto palestra po shërbejnë për të bërë biznes dhe jo sport.

Të gjithë harrojnë se sporti promovon vlera të jashtëzakonshme. Sot duhet vëmendje shumë më e madhe ndaj brezit te ri. Për këtë arsye ne si Komitet Olimpik bëmë maksimumin për të ngritur Federatën e Sportit Shkollor dhe atë Universitar. Ka 3 vjet që këto dy Federata janë ngritur, por vëmendja e shtetit për to është në nivelin zero. Pasioni dhe dëshira e të rinjve nuk mungon, por mungon vlerësimi nga shteti për rininë

Federata e Sportit Shkollor ka realizuar projekte teorike e fiziko-sportive në terren, kombëtare e ndërkombëtare gjatë viteve 2016-2018, ka bërë organizime shumë të dobishme për rritjen shkencore e praktike të mësuesve si dhe për fuqizimin fizik, psikologjik e human të rinisë shkollore. Kontributi i kësaj Federate është vlerësuar edhe nga Federata Botërore e Sportit Shkollor (ISF), e cila ka publikuar në sistemin arsimor ndërkombëtar arritjet tona. Një rol të çmuar për këto progrese ka patur stimuluesi i Federatës, z. Rauf Dimraj, por fatkeqësisht kemi një keqtrajtim të bërë nga shteti kundrejt kësaj Federate të rëndësishme për rritjen e cilësisë së sportit shqiptar. Ky keqtrajtim shkon deri në heqjen e plotë të financimit ligjor të vitit 2018 të Federatës duke dëmtuar të gjitha aktivitetet sportive të rinisë së shkollave të vendit.

Sporti universitar aktualisht ka 18 universitete anëtare të FSHSU-së, zhvillon në vit 8 aktivitete kombëtare e mbarëkombëtare me universitetet. Granti i dhënë nga Ministria është fare minimal, sa për të fuksionuar e ,mbijetuar.

Për fat të keq, sot sporti në Shqipëri është lënë edhe pa një drejtori që të organizojë e drejtojë sportin, gjë të cilën e kam përmendur disa herë që është një krim, një turp, pasi kështu ai nuk mund të funksionojë dhe zhvillohet. Sporti shqiptar ende vijon të lëngojë, në shpresën tij për të mbijetuar dhe lulëzuar njëkohësisht në këtë periudhë delikate. Por shpesh kjo mbijetesë duket gjithnjë më e vështirë, duke parë indiferencën që kanë karshi sportit pikërisht njerëzit që më shumë se kushdo, duhej ta përkrahnin dhe ta ndihmonin. Mjafton të hedhim një sy jo me larg, por nga shteti më i ri i Europës, Kosova, dhe do të habiteni për vlerësimim që ka aty shteti për sportin. Fondi që qeveria e Kosovës jep për sportin është 11 herë më i madh se fondi që jep MARS për sportin në Shqipëri.

Për shpëndarjen e fondeve në Kosovë përdoret sistemi i kategorizimit, ku Federatat ndahen në 4 grupe: Grupi i parë ka minimumin 70 pikë; Grupi i dytë 50; Grupi i tretë 30 pikë; Grupi i katërt nën 30 pikë. Po në Shqipëri vallë si ndahen lekët? Kush hyn në grupin e parë? Besoj se këtu bindjet partiake kanë shumë rëndësi. Kosova ka miratuar një ligj për sponsorizimin për ata persona që mbështestin financiarisht sportin, ku për sponsorizimet në aktivitetet sportive u njihet zbritja 30% nga tatimi në fitim. Gjithashtu, të hyrat nga sponsorizimet janë të hyra të patatueshme për përfitusin.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka bërë disa herë përpjekje madje dhe takime me grupet e interesit që një ligj i tillë të bëhet edhe në Shqipëri, por deri më tani çdo bisedë ka rënë në vesh të shurdhët. Këta qeveritar dhe ata që drejtojnë sot sportin, ose nuk duan ose janë të paaftë të kuptojnë ndryshimin që duhet bërë.

Mbështetja financiare është e rëndësishme për të bërë sport në kushtet e sotme. Për ta rregulluar ose përmirësuar këtë gjendje të mjerueshme të sportit është bashkëbisedimi dhe bashkëpunimi i të gjitha hallkave. Duhet patjetër një vëmendje më e madhe për sportin shkollor dhe atë universitar, rregullimi i infrastrukturës e përmirësimi i kuadrit ligjor. Ndihma nëpërmjet rritjes së buxhetit që jep shteti si dhe hartimi në mënyrë urgjente i ligjit të sponsorizimit.

Ndaj, të nderuar qeveritarë, në qoftë se doni që Shqipëria të zhvillohet duhet që patjetër të mendoni dhe për sportin, sepse ai është pjesë e rëndësishme e shoqërisë, që prek çdo qytetar. Ata që sot bëjnë çdo ditë sport duan vetëm që dikush t’i përkrahë dhe të dëgjojë problemet e tyre, t’i orientojë drejt një sporti më cilësor e rezultativ, me ligje e rregulla, të cilat sot mungojnë ose nuk zbatohen fare. Dhe duket se në këtë përpjekje për të mbajtur kokën lart e me krenari, njerëzit e sportit janë të vetëm, pasi përkrahja e shtetit është e vakët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Isco largohet nga Real Madrid? Përgjigjet trajneri i Real Madrid
Previous article E BUJSHME/ Milani kërkon lojtarin shqiptar, cilësohet si "Messi i Kosovës"

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Opinion/ Finalen e 25 majit e solli Duka në Tiranë, kurse Rama… autobusin
May 24, 2022

Opinion/ Finalen e 25 majit e solli Duka në Tiranë, kurse Rama… autobusin

Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!
March 22, 2022

Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!

OPINION/ Erdha, pashë dhe fitova!
March 16, 2022

OPINION/ Erdha, pashë dhe fitova!

EDITORIAL/ Lotët e Armando Brojës... Kampion ngrije kokën, së shpejti mister Reja do iu shijojë nga televizori
November 13, 2021

EDITORIAL/ Lotët e Armando Brojës... Kampion ngrije kokën, së shpejti mister Reja do iu shijojë nga televizori

KOMENT/ "Skeptikë, ejani te Daja", pak më shumë respekt për Ilirin...
November 2, 2021

KOMENT/ "Skeptikë, ejani te Daja", pak më shumë respekt për Ilirin...

Opinion/ Vllaznia- Tirana, një binom qytetarie, vlerash e vëllazërie shekullore
October 30, 2021

Opinion/ Vllaznia- Tirana, një binom qytetarie, vlerash e vëllazërie shekullore

Lajmet e fundit

___

May 25 4:52 PM
Conference League

“Kemi vetëm 200 euro”, biletat e shtrenjta në tregun e zi, holandezët tregojnë çmimin që kërkohet në Tiranë

May 25 4:45 PM
BOTA

Finalja e madhe e Conference League, plot 50 mijë tifozë në “Olimpico”

May 25 4:35 PM
Conference League

FOTOLAJM/ Kokën me gunga dhe të qepura në transmetim direkt, tifozi shan policinë shqiptare: Ju q*** robt

May 25 4:22 PM
BOTA

VIDEO/ Në rresht për një si ushtarët, tifozët e Feyenoord “pushtojnë” kryeqytetin

May 25 4:21 PM
BOTA

VIDEO/ Policia shqiptare merr masat, mbërrijnë në mjetet e posaçme për shpërndarjen e turmave

May 25 4:07 PM
BOTA

FOTO/ Pasojat e përplasjes, tifozi hollandez tregon shenjat e dhunës

May 25 4:01 PM
BOTA

Francesco Totti: Kumbulla është i rëndësishëm për Romën, ja si e parashikoj FINALEN

May 25 3:56 PM
BOTA

FOTO/ Çdo detaj i kuruar, Feyenoord e ka si shtëpi “Arenën Kombëtare”

May 25 3:45 PM
BOTA

Rama mes 800 të ftuarve VIP në finalen e Conference League

May 25 3:40 PM
BOTA

VIDEO/ “T’q*fsha robt”, tifozi hollandez lë pa fjalën gazetarin sportiv, si reagoi pas ofendimit në gjuhën shqipe

May 25 3:32 PM
BOTA

Askush nuk e ka bërë më parë, “ushtria” verdhekuqe nuk di të ndalet, si nisen avionët për t’i përballur

May 25 3:25 PM
BOTA

Tifozi shqiptar e tepron me pijen, niset me ambulancë në spital 

May 25 3:18 PM
BOTA

Francesco Totti shijon byrekun me groshë në Tiranë, shefat lezhjanë gatuajnë për finalistët e Conference League

May 25 3:14 PM
BOTA

VIDEO/ Italianëve s’u pritet të mbërrijnë, këngë dhe festë në avion rrugës për në Shqipëri

May 25 3:11 PM
BOTA

Gjithmonë gati kur kemi nevojë, Policia e Kosovës i vjen në ndihmë asaj shqiptare

May 25 3:11 PM
BOTA

FORMACIONET E MUNDSHME/ Mourinho merr lajmin e mirë para finales së madhe, “projektohen” titullarët për supersfidën e orës 21:00

May 25 3:06 PM
BOTA

VIDEO/ Si do të futen tifozët në stadium? E shpjegon përgjegjësi i sigurisë

May 25 2:58 PM
Conference League

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

May 25 2:44 PM
BOTA

Fluks i madh tifozësh në Rinas, Balluku: Presim 180 avionë, gjithçka po menaxhohet mirë

May 25 2:36 PM
BOTA

FOTO-LAJM/ U largua nga Top-Channel, Ben Blushi bën fotografin mes tifozëve hollandezë

May 25 2:13 PM
BOTA

Ish-kapiteni i Feyenoord i bindur: Fitojmë 2-1 në Tiranë

May 25 2:09 PM
BOTA

Nga Elbasani dhe Shkodra, dhjetëra efektivë policie vijnë në Tiranë pak orë para finales së madhe

May 25 2:06 PM
Conference League

“Mbreti i Romës” në kryeqytet, e prezanton zyrtari i FSHF-së

May 25 1:58 PM
BOTA

VIDEO/ Ishin vendosur në hotele përballë, përplasen në Durrës tifozët e Romës dhe Feyenoord

May 25 1:48 PM
BOTA

Italianët vijnë me synime të qartë: Qëndroj në Shqipëri nëse gjej një vajzë të mirë

May 25 1:42 PM
BOTA

Tifozët e Feynoord festë në Pedonale dhe te “Rruga e Salës”, pamje nga atmosfera në Tiranë (VIDEO)

May 25 1:37 PM
KOMBETARJA

Lajm i mrekullueshëm për TIRANËN, 3 titullarët e kampionëve marrin ftesë nga Kombëtarja

May 25 1:21 PM
BOTA

Lojtarët e FEYENOORD s’i druhen tensioneve, skuadra hollandeze “zbarkon” në rrugët e kryeqytetit

May 25 1:08 PM
BOTA

Frika nga përplasjet e tifozëve, hiqet imazhi i Mourinhos nga Universiteti i Tiranës

May 25 12:54 PM
BOTA

VIDEO/ Festë në Tiranë, tifozët e Romës marshojnë si një trup i vetëm, fitojnë duartrokitjet e qytetarëve

May 25 12:46 PM
BOTA

FOTO/ Frikë nga përplasjet e tifozëve, policia “blindon” kryeqytetin

May 25 12:38 PM
BOTA

I dha titullin kampion Romës para 21 viteve, Capello flet në prag të finales, thur elozhe ndaj Mourinhos

May 25 12:26 PM
VENDI

Finalja e Conference League në Shqipëri, ish-presidenti i Federatës: Bravo FSHF-ja, propagandë spektakolare për vendin tonë

May 25 12:19 PM
Conference League

FOTO/ Dhjetra mijëra tifozë drejt Tiranës, Edi Rama tregon mirëpritjen e Shqipërisë

May 25 12:07 PM
FACENEWS

FOTO/ Shkëlqeu dhe fitoi titullin me Tiranën, rikthehet në Shqipëri Agustin Torasa

Sondazh

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P