Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

KOMBËTARJA U17/ Trajneri Mustedanagic grumbullon 24 futbollistë, seleksionim për Europianin 2017 (EMRAT E FUTBOLLISTËVE)

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja U17, e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic do të zhvillojë një grumbullim disa ditor në qytetin e Elbasanit.

Në faqen zyrtare të FSHF-së në internet lajmërohet se ky grumbullim do të vijojë nga datat 22-28 qershor 2017.

Trajneri i përfaqësueses kuqezi ka grumbulluar 24 futbollistë, të cilët do të jenë në vëzhgimin e tij.

Ata që do të bindin trajnerin do të kenë një vend në listën përfundimtare të kualifikueseve të ekipit kombëtar për këtë grupmoshë, që do të zhvillohen në muajin tetor.

Shqipëria bën pjesë në grupin e dytë së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin. Ndeshjet e këtyre kualifikueseve të Kampionatit Europian U17 do të zhvillohen në datat 19, 22 dhe 25 tetor 2017 në vendin tonë.

Kjo është lista e futbollistëve të grumbulluar:

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga