Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kombëtarja U-19/ Myrteza e Gjura: Besojmë te Elite Round

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja U-19/ Myrteza e Gjura: Besojmë te Elite Round

Në datat 4, 7 dhe 10 Tetor, kombëtarja shqiptare e 19-vjecarëve, do të luaja tre sfidat e saj në grupin 12 kualifikues të Europianit të kësaj grup-moshe që do të zhvillohet në vitin 2019-të në Armeni. Shorti nuk është treguar shumë bujar me kuqezinjtë të cilët do të sfidojnë përfaqësuese shumë të forta si Ukraina, Norvegjia dhe Mali i Zi. Por nëse trajneri Erjon Bogdani synon që Shqipëria e 19-vjecarëve të paraqitet sa më mirë në këto eliminatore, dy lojtarë të rëndësishëm të sic janë sulmuesi Isuf Myrteza dhe mbrojtësi Kleto Gjura të cilët luajnë në Itali, pretendojnë dicka më shumë dhe besojnë te kualifikimi në Elite Round.

Komunikimi në një skuadër ku pjesa më e madhe e futbollistëve janë bashkë për nje periudhë shumë të shkurtër është shumë i rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të marrë rezultate sipas sulmuesit Myrteza. Për Gjurën që luan në repartin e tërhequr mbrojtja është pika më e fortë e kuqezinjëve 19-vjecarë, por në grupin 12 kualifikues ndeshjet e të cilit zhvillohen në Shqipëri, skuadra e Bogdanit do të ketë prioritet sulmin pasi do të kërkojë ti fitojë ndeshjet edhe pse rivalët janë shumë të fortë.
Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga