Kombëtarja e Sylvinhos një hap larg kualifikimit, por FSHF-ja kujton ish-teknikun italian
Shkruar nga NEWSPORT
E gjithë vëmendja e e tifozëve shqiptarë është e përqendruar te dueli që kombëtarja shqiptare do të luajë me Çekinë në “Air Albania” ditën e enjte duke nisur që nga ora 20:45. Një duel që vendos shumë mbi fatet e kualifikimit të kuqezinjve në Euro 2024.
Sylvinho është një hap larg kualifikimit për herë të dytë të kombëtares tonë në një europian, teksa të gjithë kërkojmë të shijojmë të njëjtat emocione si ato të Euro 2016. Pavarësisht se të gjithë jemi sy e veshë nga dueli me Çekinë, FSHF-ja e kthen diku tjetër vëmendjen e saj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, FSHF-ja ka uruar Edi Rejën për ditëlindjen. Timonieri italian sot feston 78-vjetorin e lindjes dhe Federata i uron shëndet dhe të mira në jetën e tij.
“Sot feston ditëlindjen e 78-të ish-trajneri i Kombëtares, mister . Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron shëndet të plotë dhe çdo të mirë në jetë!”, ka shkruar FSHF-ja.
Kujtojmë se Reja e mori drejtimin e kombëtares shqiptare në prill të vitit 2019 dhe u largua nga stoli kuqezi në dhjetor të 2022.