Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kombëtarja e parë çerekfinaliste, flet kapiteni Van Dijk: Nuk ishte maksimumi ynë, se kuptova si u realizua ai gol

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja e parë çerekfinaliste, flet kapiteni Van Dijk: Nuk

Hollanda ia ka dalë të mposhtë me shifrat 3-1 Amerikën në një ndeshje tepër të luftuar. Ishin amerikanët që nuk u ndalën së sulmuari përgjatë 90 minutave duke shpresuar në një kualifikim të mundshëm.

Pavarësisht fitores, në fundin e ndeshjes ishte kapiteni Virgil Van Dijk i cili foli pas kualifikimit të arritur. Kapiteni i tulipanëve ka kritikuar lojën e ekipit, duke treguar që mund të bëjnë më shumë se kaq.

Deklarata:

"Mendoj se mund të bënim më mirë sesa treguam në fushën e lojës. Ndihemi çdo herë dhe më të fortë pas çdo ndeshje. Qetësia me top sa vjen dhe rritet, por ne ende mund të jemi shumë më mirë në këtë gjë. Nuk ishte maksimumi dhe besoj që ne mund të bëjmë më shumë se kaq, kemi mundësi për të bërë më mirë se sa treguam sot.

 Mendoj se shënuam dy gola fantastikë në pjesën e parë. Pastaj pësuam një gol që nuk e di as vetë se si përfundoi në rrjet. Ne reaguam shumë shpejt, gjetëm forcat dhe luftuam përsëri duke mos e humbur përqëndrimin, kjo do të thotë shumë për këtë ekip. Kemi dy ditë pushim dhe rinisim përsëri me forcën maksimale, është një gjë e mirë për ne.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga