Shqipëria e basketbollit U20 ka humbur 77-62 kundër Hollandës, ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese “FIBA U20 Europe”. Lojtari më i mirë i kuqezinjve në parket ishte Elian Memcaj, i cili shënoi 15 pikë, fitoi 5 topa në tabelë dhe dhuroi 3 asistë.
Në anën tjetër në paraqitjen e Hollandës ra në sy Yannikck Kraag që shënoi po aq pikë sa Elian Memcaj. Këto ndeshje po zhvillohen në Gjeogji. Kujtojmë se nesër në orën 10:15, zhvillohet ndeshja e tretë dhe e fundit kundër Rumanisë. Më parë Shqipëria e ka humbur 76-70 ndeshjen e parë ku u ndesh me Irlandën e Veriut.

Poll