Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

INTERVISTA/ "Rrëfehet" futbollistja seksi e TIRANËS, Kodra: Ja çfarë bëjmë kur na ngacmojnë tifozët, dua të luaj jashtë shtetit

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ "Rrëfehet" futbollistja seksi e TIRANËS, Kodra:

Jemi mësuar që futbollin ta shohim të luhet vetëm nga meshkujt, por prej vitesh, në Shqipëri ka nisur të zhvillohet dhe futbolli i femrave.

Daniela Kodra është një ndër futbollistet simpatike shqiptare, që luan në kampionatin vendas. Kodra, 22 vjeç, është pjesë e ekipit të Tiranës, ndërsa njëkohësisht është dhe studente në Universitetin e Sporteve 'Vojo Kushi'.

Në një intervistë të dhënë për Newsport.al, Daniela ka treguar për jetën e saj, pasionin për futbollin, si dhe të ardhmen, ku ka thënë se dëshiron të luajë jashtë Shqipërisë.

 

 -  Daniela, si ka lindur dëshira për të luajtur futboll?

Pasioni im per futbollin ka lindur që në fëmijëri. Si fillim lindi si një lojë mes fëmijësh derisa u kthye në një pasion të pandashëm nga unë.

- Pasion apo shtysë nga dikush tjetër?

Mund të them që janë të ndërlidhura të dyja bashkë, një pasion i imi që prinderit e mi e vune re  dhe më kanë shtyrë akoma më shumë të ndjek ëndrrën time. Në mënyrë të veçantë një shtysë e madhe ka qenë babai im.

- Mendoni ta vazhdoni si profesion apo thjesht pasion?

Normalisht që e shikoj si profesion derisa i kushtoj pjesën më të madhe të kohës sime.

- Si është marrëdhenia juaj me ekipin, trajnerin dhe tifozët?

Marrëdheniet me ekipin janë shumë të mira. Ne jemi nje ekip, shumë të lidhur me njëri-tjetrin, një ekip plot harmoni, kjo si rezultat i punës së stafit drejtues dhe presidentit te ekipit tonë, Genc Ymeraj. Gjithashtu dua të falenderoj trajnerin Namik Dangjia për punën e palodhsme që po bën në ekipin tonë.

- A ndiheni e frustruar në fushë por dhe jashtë saj  për shkak të komenteve, apo ngacmimeve të tifozëve?

Nuk ndikohem aspak  nga fjalët jashtë fushës , mundohem të jap maksimumin tim në lojë dhe të arrijmë objektivat e ndeshjes.

- Ju aktulisht jeni pjesë e Kombëtares, cilat janë premisat tuaja për të ardhmen?

Normalisht , cdo lojtare dëshiron të jetë pjesë e ekipit të saj kombëtar dhe te veshë fanellën kuqezi.

- Si i shihni të ardhmen tuaj tek Tirana?

Tirana AS është ekipi ku unë kam nisur të luaj si profesionistë dhe është ekipi ku aktivizohem aktualisht. Kam marr oferta edhe nga ekipe te tjera, por deri tani jemi në bisedime.

- Mendoni të vazhdoni të luani në Shqipëri apo keni dhe oferta nga skuadra të huaja?

Dëshira e çdo lojtari është të luajë në ekipe cilësore ndërkombëtare. E vleresoj çdo oferte që më bëhet, si brenda dhe jashte Shqipërisë.

- Për të gjithë kureshtarët, a është në një lidhje Daniela dhe a ka lidhje partneri me sportin?

Per sa i përket jetës private pëlqej t'i mbaj gjërat personale.

- Si është një ditë normale e juaja?

Dita ime është një ditë intensive e ndarë mes shkollës, punës dhe stërvitjes.

- Cilat janë pasionet e Danielës?

Ndër pasionet e mia kuptohet që vendin e parë e zë sporti. Me pëlqen të bëj udhëtime, shopping, të mësoj gjuhë të huaja dhe të dëgjoj muzikë.

- Diçka të fundit për të shtuar?

Dua t'ju falenderoj ju për këtë intervistë dhe i sugjeroj të gjithëve të ndjekin ëndrrat dhe pasionet e tyre./Nazif Zylali

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga