Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Jemi klubi i çudirave", te TIRANA vendoset rekord, klubi bardheblu bën me dije: Ja ç'ka ndodhur me Gyamfin kundër Apolonisë

Shkruar nga NEWSPORT


Isaac Gyamfi ka befasuar stafin teknik teksa sistemi GPS ka treguar se afrikani ka arritur të vrapojë deri në 35,6 km/h kundër Apolonisë.

Ajo sfidë përfundoi me rezultatin 5-2 për bardheblutë, por veç suksesit në grup, Gyamfi ka vënë rekordin personal brenda ekipit. Lajmi bëhet me dije nga klubi kryeqytetas që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije:

"Klubi i çudirave! Lojtari Isaac Gyamfi ka impresionuar stafin teknik me rezultatet e performancës së tij në ndeshjen e fundit Tirana-Apolonia. Sistemi GPS i mundësuar nga kompania prestigjoze Koreane Fitogether.Inc tregoi në të dhënat e fundit se lojtari ka thyer rekordin e shpejtësisë brenda skuadrës, duke arritur të vrapojë deri në 35,6 km/h në minutën e 83' të ndeshjes në një nivel që klasifikohet si nivel i shpejtësisë së lartë. Mund të themi se ky është një virtyt i rëndësishëm i mesfushorit dhe monitorimi i performancave do të përforcojë me shumë punën e skuadrës në fushë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga