
West Ham ka kohë që kërkon si përforcim për sulmin Armando Brojën. Por deri më tani pengesë për kalimin e shqiptarit tek “Çekanët” është bërë Chelsea.
Bëhet me dije se West Ham është “sprapsur” nga tratativat për transferimin e Brojës, të paktën për momentin. Klubi londinez ka “hedhur sytë” nga Spanja.
Sipas mediave angleze, klubi nga Londra po kërkon transferimin e marokenit En Nesyri. Sulmuesi i Sevillas shihet si përforcimi ideal për sulmin.
Futbollisti nuk do e refuzonte një kalim në Premier League, teksa mbetet vetëm marrëveshja me Sevillan pasi kontrata e sulmuesit skadon në vitin 2025.
Poll