
SPAL ka konfirmuar ditën e sotme shkarkimin Daniele De Rossit nga posti i trajnerit. Ish lojtari i Romës u ul në stolin e SPAL në tetorin e kaluar. Por rezultatet e dobëta e çuan klubin e Serie B në një vendim të tillë.
SPAL renditet e 18-ta me 24 pikë dhe tre ndeshjet e fundit i ka vetëm humbje. Në 16 ndeshje në drejtim të ekipit ai mori vetëm 3 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje. Së bashku me De Rossin është larguar edhe stafi i tij me të cilin drejtoi SPAL këto muaj.
Në media ka patur zëra se përveç teknikut do të largohej edhe Radja Naingolan. Por lojtari që u afrua merkaton e dimrit si përforcim në mesfushë i ka mohuar këto zëra. Sfidën e ardhshmë SPAL do të pres Comon në shtëpi.
Poll