Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Klubi i SUPERLIGËS merr vendimin drastik, largon 5 lojtarë nga skuadra

Shkruar nga NEWSPORT

Merkato ka hyrë në ditët e saj më të nxehta teksa klubet mendojnë për përforcimin e skuadrës dhe largimin e disa prej aktualve. Klubi i Ferizaj në Superligën e Kosovës ka kryer veprimin e bujshëm duke larguar në mënyrë të menjëhershme 5 futbollistë nga ekipi i tyre. Me anë të një njoftimi zyrtar, klubi kosovar ka lajmëruar largimin e Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi, të cilët ishin pjesë e skuadrës për 6 muaj. Të ndodhur në vendin e 10 të Superligës, klubi I Ferizajt ka njoftuar gjithashtu se së shpejti do të bëhej dhe zëvendësimi i tyre.

Njoftimi i klubit Ferizaj:

Zyrtare: FC Ferizaj liron 5 futbollistë.

Skuadra jonë sot ka liruar 5 futbollistë nga klubi, për t'i lënë të lirë që të transferohen në skuadra tjera.

Nuk arritëm marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin tonë, dhe kështu i ndajtëm rrugët me këta 5 futbollistë.

Futbollistët e larguar janë; Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi.

Ne si klub i falenderojmë futbollistët për kontributin e dhënë për 6 muaj, ndërsa skuadra jonë së shpejti pritët t'i zëvendësojë me futbollistë tjerë mjaftë cilësor.

Ferizaj, 17.01.2020

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga