
Milani mund të marrë frymë i qetë pasi klubi i Trabzonsporit i ka shlyer 13 milionë € komisione për transferimet e dy lojtarëve Juraj Kucka dhe Jose Sosa. Klubi turk, ku luan dhe ish-sulmuesi i Partizanit Kaleb Ekuban nuk kishte paguar detyrimin financiar ndaj Milanit dhe për këtë shkak "Djalli" e kishte dërguar çështjen në FIFA, ku kërkonte që Trabzonspori të paguante në kohë 13 milionë €.
Sot "Gazzetta dello Sport" zbuloi se Trabzonspori arkëtoi shumën e kërkuar në llogarinë e Milanit.
Në këtë mënyrë, Trabzonspori shmang dënimin nga FIFA për bllokimin e merkatos.
Poll