
Liverpool është gati të dërgojë ofertën e tyre fillestare për mesfushorin e Southampton, Romeo Lavia, i cili kërkohet nga Arsenali dhe Chelsea. Mesa duket 19-vjeçarin belg e tërheq më shumë projekti i Jurgen Klopp.
“Reds” po nisin një rindërtim të plotë të mesfushës këtë verë. Pikërisht mesfusha ishte reparti që pengoi më së shumti sezonin e Liverpool-it vitin e kaluar dhe tashmë aty ka nisur një revolucion.
Në të vërtetë, Arthur Melo, Leighton Clarkson, Naby Keita, Alex Oxlade-Chamberlain dhe James Milner janë larguar të gjithë. Dhe zëvëndësuesit e tyre deri tani janë Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai, të cilët kanë nënshkruar për respektivisht 35 dhe 60 milionë paundë. Tashmë pritet lëvizja e radhës e Liverpool për Lavian.