Liverpool këtë sezon është shumë larg pritshëmrive. Në merkaton e verës priten mjaft ndryshime nga radhët e “The Reds” pasi drejtuesit kërkojnë të riformatojnë një tjetër ekip që të rikthehet pretendet për të fituar titullin në Premier League.
Sipas “The Indipendent” Jurgen Klopp ëhstë fiksuar me lojtarin e Chelsea. bëhet fjalë për Conor Gallagher, i cili është i lidhur me Blutë e Londrës deri në vitin 2025.
23-vjeçari ëhstë një lojtar i fortë në mesfushë dhe kjo ka bërë që Klopp të pëlqejë karakteristikat e tij, pasi këtë sezon mesfusha është një nga repartet që ka “çaluar” më shumë.
Tekniku gjerman u ka kërkuar drejtuesve që gjatë merkatos së verë të tentohet edhe transferimi i tij, kurse ky operacion pritet t’u kushtojë arkave të “The Reds” 35 milionë euro.
[caption id="attachment_687224" align="alignnone" width="300"] Canor Gallagher[/caption]