Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

KLOPP është i sinqertë: E kaluara ime më mban akoma në stolin e Liverpool

Shkruar nga NEWSPORT
KLOPP është i sinqertë: E kaluara ime më mban akoma në

Liverpooli është shumë larg pritshmërive në këtë sezon. “The Reds” ndodhen në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit, plot 8 pikë nga vendi i 4-të ë të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Rezultatet kanë qenë negative, por përsëri në krye të skuadrës vazhdon të jetë Jurgen Klopp. Në një konferencë për shtyp në prag të sfidës me Chelsea, takimi i prapambetur në kampionët, ka theksuar se e kaluara e tij  e mban akoma në stol.

“Unë jam njeriu i fundit në këmbë” bëri shaka ai, duke shtuar: “Është një javë e çuditshme, sezoni është një fazë vendimtare dhe njerëzit kanë frikë se mos nuk i arrijnë qëllimet e tyre. Ka pritshmëri dhe nëse nuk arrihen, duhet të pranoni vendimet. Po të ishte sezoni im i parë këtu situata do të ishte pak më ndryshe. Jam i vetëdijshëm që jam ende këtu për shkak të kaluarës”, theksoi Klopp.

Kujtojmë se 55-vjeçari mori drejtimin e Liverpool në vitin 2015, ndërsa ka kontratë të vlefshme me “The Reds” deri në vitin 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga