
Në fillim për mediet italiane u shpreh se nuk donte ta komentonte momentin e penalltisë, por në konferencën për shtyp Stefano Piolit duket se nuk i del e keqja me arbitrin gjerman.
Tomori u ndëshkua me kartonin e kuq që në minutat e para duke lënë me 10 lojtarë kuqezinjtë. Veç kësaj, ai faull ishte brenda zone, automatikisht 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Jorginho.
Trajneri italian duket mjaft i mërzitur para gazetarëve teksa thotë: "Sigurisht që ndihemi të mërzitur dhe ndjejmë keqardhje. Donim të fitonim, por kemi luajtur për 80 minuta në inferioritet numerik. Kemi qenë naivë në prapavijë.
Kualifikimi? U thashë djemve që nëse duam të ecim përpara, duhet të tregojmë se jemi kthyer në një nivel dhe në Europë. Sigurisht që do të kemi vullnet dhe cilësi për të luftuar deri në fund. I gjithë rrugëtimi ynë do të na bëjë të rritemi.
Ndjesia? Shpresoja që arbitri mund ta shihte përsëri në VAR. Tomori sapo e kishte prekur kundërshtarin e tij. Kjo nuk është kurrë e kuqe dhe asnjëherë penallti. Sa keq, sepse ishte një atmosferë e bukur dhe ne donim të luanim në mënyrë të barabartë. Çfarë mëkati!"