
Simon Kjaer nuk do jetë kapiten i Milanit. Ai që ka bërë të ditur lajmin ka qënë vetë Pioli, me trajnerin e "Djallit" që e ka vendosur tashmë. Edhe pse u përfol se heroizmi i bërë duke ndihmuar shumë në shpëtimin e jetës së Eriksen do bënte që ai të "gradohej", si duket nuk do ndodhë kështu.
"Romagnoli ka qenë gjithmonë dhe do të jetë kapiten. Me klubin do vendosim për zëvëndës-kapitenët" - tha ai. Kështu, sikur të mos mjaftonte eleminimi i Danimarkës së tij në gjysmëfinale të Euro 2020, mbrojtësi tani merr edhe një lajm tjetër të keq.
Poll