Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kjaer flet para duelit me Osimhen: Jemi përgatitur për të, luajmë me një ekip të fortë por ne jemi Milan

Shkruar nga NEWSPORT
Kjaer flet para duelit me Osimhen: Jemi përgatitur për të,

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer foli për “Milan TV” në prag të sfidës së nesërme për çerekfinalen e Champions ndaj Napolit. Danezi foli për shanset e kquezinjve për kualifikim dhe për duelin me Osimhen.

“Këto ndeshje janë ato që më japin motivin për t’u stërvitur çdo ditë. Është një ndeshje e jashtëzakonshme për ekipin, ndoshta nga më të bukurat e karrierës simë. Duhet të jemi kompakt, edhe në momente të vështira si 10 minutat e para në ndeshjen e parë. Ne duhet të kuptojmë se si të luajmë dhe si të dalim nga këto momente të vështira: jemi rritur shumë në këtë.

Çfarë ndryshon me Osimhen?

Nuk do të ndryshojë shumë. Ai është një lojtar me cilësi të shkëlqyera, shumë i shpejtë dhe shumë fizik. Ai ka pasur një sezon fantastik. Jemi përgatitur për të por baza mbetet e njëjta: Mbrojmë të gjithë, sulmojmë të gjithë. Duhet të kemi vendosje të mirë edhe për cilësinë që ata kanë. I kemi mundur dy herët e fundit dhe e dimë që nesër mund t’i mposhtim sërish. Ne ndeshemi me një ekip të fortë, por ne jemi Milan.

A do të ndryshojë Napoli?

Ata sigurisht që do të ndryshojnë diçka, sepse humbën në dy ndeshjet e para. Për mendimin tim nesër do të jenë dhe më agresivë në shtëpinë e tyre dhe ne duhet të jemi gati. I gjithë stadiumi do t’i bëjë ata të jenë lart dhe agresivë. Ne duhet të tregojmë karakterin tonë dhe guximin për të luajtur sepse kemi cilësi.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga