Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Kisha oferta nga Bordeaux dhe Verona”, rrëfehet SKUKA: Frymëzohem nga Benzema dhe Lewandowski, polakun e sfidoj në mars

Shkruar nga NEWSPORT
“Kisha oferta nga Bordeaux dhe Verona”, rrëfehet SKUKA:

Xhuliano Skuka është rrëfyer gjerë e gjatë në një intervistë për median e klubit të Metz. Sulmuesi ka zhvilluar deri tani 2 ndeshje nga stoli por disa “shkëndija” i ka nxjerrë. Nga pyetjet personale deri te idhujt në futboll, Xhulio Skuka nuk nguron të përgjigjet.

Pse zgjodhët Metz?

Ndihem si në shtëpi, kam jetuar këtu dhe kjo është arsyeja pse erdha. Kisha oferta nga ekipe të tjera por unë doja të kthehesha në shtëpi.

Keni thënë se është një ëndërr të luanit për Metz.

E vërtetë, kur isha i vogël kam ëndërruar gjithmonë të luajë për kombëtaren dhe për Metz.

Sa mbani mend për Metz kur ishit këtu?

Nuk më kujtohen shumë gjëra nga ajo kohë, kam qenë i vogël por Embakoto më pëlqente shumë.

Ai ka qenë një idhull këtu, a do bëheni si ai?

Shpresoj të jetë kështu.

Si u larguat drejt Shqipërisë?

Ishte një periudhë që nuk po ia dilja dot në futboll. U nisa me pushime në SHBA dhe takova dikë që kishte një klub futbolli në Kategorinë e Dytë në Shqipëri. Më tha që ta provoja dhe e bëra. Thashë se nëse nuk më ecën do të kthehem sërish. Por gjërat shkaun mirë, unë po shënoja dhe nisa të dashuroja më shumë futbollin. Atje isin tifozët, gjithcka, ishte ambienti i duhur për mua.

Pastaj një rritje e menjëhershme dhe debutimi me Kombëtaren.

Është një ëndërr për të gjithë që të luajnë me Kombëtaren dhe për mua gjithashtu.

Nga dy ëndrrat e fëmijërisë që realizuat, kush fanellë ju emocionon më shumë?

Shiko, janë pak a shumë e njëjta ngjyrë, e kuqe (qesh).

Kishit edhe oferta të tjera.

Kur menaxheri më tha që të kërkon Metz, Bordeaux dhe Verona, i thashë të pranonte menjëherë Metz. E dija brenda meje që do të vija këtu një ditë. Kam punuar shumë për këtë rast.

Merita e këtij shpërthimi?

Vetëm puna. Punë cdo ditë dhe besim te vetja.

Çfarë lojtari jeni?

Jam lojtar që dua hapsira dhe shumë i shpejtë.

Por kemi parë që jeni edhe spekakolar, keni shënuar një gol me roveshatë më parë.

Në fakt kam shënuar dy, i pari ishte këtu në Francë tek akademia.

I gjuani penalltitë dhe goditjet e dënimit?

Vetëm penalltitë, mund të gjuajë edhe faullat por në Shqipëri nuk isha unë.

Jeni shqiptari i dytë në Metz pas Balliut.

E di që ka luajtur këtu më parë. Nuk kam folur me të pasi nuk e njoh personalisht.

Keni njohje tani që jeni kthyer në Francë?

Po, kam jetuar këtu por tani kam vetëm 3-4 miq.

E keni ndjekur Metzin vitet e fundit?

Po e kam ndjekur kur ishte në Ligue 1, kam parë rezultatet.

Patët një moment hezitimi për të ardhur në Ligue 2?

Jo asnjëherë sepse kam besim që do të ngjitemi.

Si ndodhi transferimi? Folët me drejtuesit dhe trajnerin Boloni?

Jo, nuk kam folur me askënd, ka qenë menaxheri. Ai më ka treguar mesazhet dhe unë pranova.

Jeni ambientuar këtu?

E kam ndierë vetën njësoj si në Shqipëri. Të gjithë janë xhentilë dhe shumë mikpritës.

Kush është idhulli apo shembulli juaj?

Nuk kam idhuj të vërtetë por mendoj për emra si Benzema dhe Lewandowski të cilët janë vrasës të vërtetë në zonë. Nëse më ecën mirë dhe të ftohem sërish në Kombëtare, ndeshjën e parë do ta luaj kundër polakut në mars.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga