Kampionati hollandez i futbollit është shtyrë këtë fundjavë. Federata e këtij shteti (KNVB) ka marrë vendimin se si shkak i motit të keq, është e pamundur që duelet e parashikuara në këtë javë të zhvillohen. Vendi i "Tulipanëve" është paralizuar orët e fundit, teksa sipas meteorologëve do të ketë erëra që do kapin forcën e 120 km/orë. Zonat bregdetare do të goditen nga stuhia "Kiara", teksa janë marrë masat për të shmangur ndonjë fatkeqësi.
Shoqata hollandeze e futbollit ka anulluar të gjitha ndeshjet e sotme, duke u shprehur se do ishte papërgjegjshmëri nëse do t'i lejonin lojtarët në fushë. Kjo masë është marrë edhe për tifozët, pasi është e pamundur që mbështetësit të udhëtonin në transferta. Javën e ardhshme do të merret një vendim i dytë, për kohën e zhvillimit të ndeshjeve të prapambetura.